‘Shpërthen’ dhuna, tifozët e revoltuar sulmojnë studentët

‘Shpërthen’ dhuna, tifozët e revoltuar sulmojnë studentët

14:17, 06/12/2021

Pas përfundimit të ndeshjes mes Hajduk Split dhe Dinamo Zagreb ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Ky takim është zhvilluar në stadiumin “Maksimir”, dhe pas mbarimit të ndeshjes në rrugët e Zagrebit, ka “shpërthyer” dhuna.

Sipas “Blic Sport” në orën 22:00, policia kishte rrethuar konviktin studentor ‘Stjepan Radiq’ në Zagreb me katër makina dhe 10 deri në 15 policë, për shkak të denoncimit se tifozët e Dinamo Zagreb, “Bad Blue Boys” kanë hyrë aty dhe kanë sulmuar fizikisht studentët.

Raportohet gjithashtu se anëtarët e grupit të tifozëve “Bad Blue Boys”, të njohur jo vetëm si mbështetës të Dinamo Zagreb, por edhe për aktet e tyre të dhunshme, janë ngjitur mbi gardhin e konvikteve dhe kanë sulmuar studentët dhe më pas janë larguar.

“Mendoj se kanë ardhur këtu, sepse e dinë që askush nuk është nga Zagrebi në konvikt dhe ata kanë dashur të hakmerren”,- u shpreh një student për “Jutarni”. Ndërsa më tej shtohet se mund të jenë arrestuar 10 deri në 15 persona.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco