VIDEO/ Mick Schumacher bën aksident në Formula 1, përplaset me barrierat mbrojtëse të pistës

VIDEO/ Mick Schumacher bën aksident në Formula 1, përplaset me barrierat mbrojtëse të pistës

19:20, 05/12/2021

Në pistën qytetase të Jeda po zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite në Formula 1, e cila për momentin është ndalur.

Në xhiron e 9-të ndodhi aksidenti i parë, që pati si protagonist pilotin e ri gjerman Mick Schumacher.

Ai u përplas me barrierat mbrojtëse, për fat pa asnjë pasojë për pilotin e makinës Haas.

Menjëherë në pistë hyri makina e sigurisë dhe pilotët e tjerë nisën të ndërrojnë gomat, përfshi edhe Lewis Hamilton e Valtteri Bottas me Mercedes.

Një gjë të tillë nuk e bëri Max Verstappen me Red Bull, që kryeson momentalisht garën.

Gjithsesi, pas disa xhirosh nën regjimin e makinës së sigurisë komisarët vendosën të ndalin garën (xhiro 12), duke valëvitur “flamurin e kuq”.

Makina e Schumacher është hequr, por rregullimi i barrierave mbrojtëse kërkon më shumë kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco