VIDEO/ Manaj shënon, Specia merr një pikë me vlerë në Serie A

VIDEO/ Manaj shënon, Specia merr një pikë me vlerë në Serie A

18:30, 05/12/2021

Rei Manaj gjen golin e parë në Seria A këtë sezon. Sulmuesi shënoi në barazimin 2-2 të Specias ndaj Sasuolos.

Vendasit kaluan dy herë në avantazh me Manaj dhe Giasi, por Sasuolo barazoi me sulmuesin Raspadori, që shënoi dy herë.

Një pikë me vlerë për Specian, që largohet përkohësisht nga zona e ftohtë.

Në ndeshjen tjetër Verona mori një fitore spektakolare me përmbysje ndaj Venecias në transfertë.

Vendasit ishin në avantazhin e tre golave në pjesën e parë.

Gjithsesi Verona nuk u dorëzua dhe përmbysi rezultatin në pjesën e dytë.

Xhovani Siemone ishte përsëri protagonist me dy gola.

Gjithashtu shënoi dhe  Kaprari. Henri bëri autogol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco