VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me këtë eurogol në Hungari

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me këtë eurogol në Hungari

16:17, 05/12/2021

Jasir Asani ka realizuar një eurogol në Hungari. Ish-sulmuesi i Partizanit zgjodhi të vijonte karrierën tek ekipi i Kisvarda në merkaton e verës dhe ia ka dalë të përshtatet për mrekulli në kampionatin hungarez.

Kisvarda fitoi 2-1 në shtëpi kundër MOL Fehervar dhe për momentin renditet në vend të dytë me 30 pikë, dy më pak se Ferencavaros që ka luajtur një ndeshje më pak.

Ishte minuta e 22-të kur Asani shënoi një gol shumë të bukur dhe i dhuroi ekipit të tij avantazhin e dyfishtë.

26-vjeçari nga Shkupi gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare me një gjuajtje fantastike me të majtën.

Ky ishte goli i katërt sezonal i Asanit në OTP Bank Liga.

Pjesë e Kisvarda janë edhe dy lojtarë të tjerë shqiptarë: mbrojtësi Herdi Prenga, i cili e zhvilloi të plotë ndeshjen e sotme, dhe sulmuesi Driton Camaj, i cili u fut në fushë në pjesën e dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco