VIDEO/ Manaj e bën 'sefte' me Spezian, sulmuesi kuqezi ndëshkon Sassuolo-n

VIDEO/ Manaj e bën 'sefte' me Spezian, sulmuesi kuqezi ndëshkon Sassuolo-n

15:50, 05/12/2021

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj ka arritur të shënojë golin e tij të parë me fanellën e Spezias në Serie-A.

Futbollisti 24 vjeçar, ka shënuar golin e epërsisë për bardhezinjtë 1-0 në ndeshjen ndaj Sassuolos.

Manaj tundi rrjetën në minutën e 35-të, teksa pas një krosimi nga e djathta, sulmuesit shqiptar i mbetej vetëm të shtynte topin në rrjetë.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të Spezias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco