Cassano tregon mesazhet me Ronaldon: I thashë sillu si Messi

Cassano tregon mesazhet me Ronaldon: I thashë sillu si Messi

14:12, 05/12/2021

“Cristiano Ronaldo më shkroi ca mesazhe, nëpërmjet të cilëve më kërkonte të tregoja më shumë respekt për të, për gjithçka që kishte fituar, për golat që kishte shënuar.” Këto janë fjalët e Antonio Cassano-s , si gjithmonë i ftuar i Bobo Tv në Twitch, i cili zbuloi një prapaskenë të sezonit të kaluar, me protagonist CR7: “Unë nuk kam frikë nga e vërteta, jam gati të përballem me të gjithë botën, nga Papa e deri tek i fundit i kësaj toke. Më zemëroi. Po cili ishte problemi?

Ish-futbollisti italian, më pas shpjegon:

“Fola me Buffonin dhe më tha se i kishte dhënë numrin tim zyrtarit të shtypit të Juves, që më pas e kishte kaluar tek Ronaldo, i cili më mori për të më thënë se ai kishte shënuar 750 gola kurse unë 150. I dashur Ronaldo, ke gjithçka, jeto i qetë! Në vend që të më dërgosh mesazhe, bëj si Messi, që s’do t’ia dijë për askënd. Buffon qeshte, e dinte edhe Chellini.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco