Di Maria e zbulon: Ja ku do ta mbyllë karrierën

Di Maria e zbulon: Ja ku do ta mbyllë karrierën

13:16, 05/12/2021

Prej 6 vitesh pjesë e PSG-së, Angel Di Maria tregon nga ndeshja në ndeshje se ka ende për të dhënë në elitën e futbollit Europian.

Në moshën 33 vjeçare, futbollisti argjentinas e di që është në fundin e karrierës, por pavarësisht kësaj dëshira e tij është të qëndroj edhe për disa kohë në Paris.

Mirëpo, ai është i qartë për atë që do të jetë klubi i fundit në karrierë ndërsa Di Maria është shprehur se preferon të luajë me ekipin që e nisi rrugëtimin në futboll. Fjala është për argjentinasit e Rosario Central, të cilët mbeten në zemrën e sulmuesit.

“Dëshira ime është ta mbyll karrierën me Rosario Central, kjo sepse kam arsye zemre për ta bërë këtë. Prandaj e kam këtë mendim gjithnjë në kokën time, bëhet fjalë për diçka që e kam shumë përzemër”, u shpreh Di Maria, i cili me Rosario Central është aktivizuar për dy vite nga 2005 deri në 2007-tën. Në këtë sezon, futbollisti i PSG në 11 paraqitje me francezët ka regjistruar tre gola, por edhe tre asiste.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco