Lajmi i fundit

Rrufeja ndërpret ndeshjen Gjermani-Danimarkë

VIDEO/ Gol ‘prodhim shqiptar’ në Spanjë

VIDEO/ Gol ‘prodhim shqiptar’ në Spanjë

15:14, 28/11/2021

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të bëhen protagonist në arenën Europiane, ku kësaj radhe dy prej tyre kanë bashkëpunuar për të realizuar një gol mjaft të bukur.

Bëhet fjalë për Shkodran Mustafin dhe Enis Bardhin, dyshen shqiptare që aktivizohen te Levante në La Liga.

Ka qenë një krosim perfekt i Bardhit nga goditja e këndit që është shndërruar në gol nga Mustafi me një goditje mjaft të bukur me kokë.

Ky ishte goli i avantazhit për Levanten në sfidën ndaj Betisit.

Skuadra ku bëjnë pjesë dy shqiptarët nuk po kalon një moment të mirë në La Liga duke u renditur në vendin e fundit, por kjo nuk i pengon shqiptarët të bëjnë performanca të mira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco