VIDEO/ Calhanoglu dhe Martinez nderojnë Interin në transfertën e Venecias

VIDEO/ Calhanoglu dhe Martinez nderojnë Interin në transfertën e Venecias

22:42, 27/11/2021

Interi fiton me rezultatin e pastër 2-0 në transfertë me Venecian, duke iu afruar Napolit dhe Milanit në krye të renditjes së Serie A.

Zikaltrit shënuan nga një gol për çdo pjesë loje, duke triumfuar ndaj ekipit që aktualisht mban pozicionin e 15-të në renditje.

Në minutën e 34-t, Calhanoglu me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone zhbllokon rezultatin.

Kur dukej se takimi po mbyllej vetëm me këtë gol, Interi fiton një 11-metërsh. Nga pika e bardhë Lautaro Martinez (96’) gjuan saktë, duke vulosur fitoren 2-0.

Tashmë Interi ngjitet në kuotën e 31 pikëve, vetëm 1 pas Napolit dhe Milanit, që kanë nga 32, por nga një ndeshje më pak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco