Fitorja në derbi kthehet në tragjedi, tifozi pëson infarkt duke festuar golin

Fitorja në derbi kthehet në tragjedi, tifozi pëson infarkt duke festuar golin

21:26, 22/11/2021

Fenerbahce fitoi 1-2 derbin e zjarrtë të Stambollit ndaj Galatasaray, sfidë që u luajt mbrëmjen e së dielës.

Triumf fantastik me përmbysje për Mesut Ozil (realizoi golin e parë për ekipin e tij) me shokë.

Fenerbahce mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Tisserand (82’), por Miguel Crespo realizoi golin e fitores në minutat shtesë, duke rikthyer skuadrën e Pererira te fitorja pas katër ndeshjesh.

Goli i portugezit u festua gjatë nga lojtarët, stafi teknik dhe tifozët e Fenerbahces, që renditet në vend të pestë të kampionatit turk, duke qenë 10 pikë larg kreut.

Triumfi në derbi ka qëlluar fatal për një tifoz të Fenerbahces. 60-vjeçari ka festuar gjatë golin e Crespos, por emocionet e tepërta i kanë shkaktuar një infarkt që i ka marrë jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Nje qytetar qe po plas.23/11/2021 02:04

Akoma paska ne bote kesoj koqe kandari qe vdesin per nje gol.

Shto koment

Denonco