Kukësi-Tirana, Longo dhe Shehi publikojnë formacionet zyrtare

Kukësi-Tirana, Longo dhe Shehi publikojnë formacionet zyrtare

19:14, 22/11/2021

Do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 19:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, supersfida e javës së 9-të në Kategorinë Superiore, Kukësi-Tirana.

Skuadra bardheblu kërkon që të vijojë me ecurinë e gjatë të rezultateve pozitive teksa kërkojnë fitoren edhe ndaj Kukësit e cila vjen pas një humbjeje kundër Skënderbeut.

Për supersfidën e kësaj jave të elitës së futbollit shqiptar janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Kukësi – Tafas; Ndreca, Lulaj, Domi, Hila, De Lukas, Gavazaj, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Milunoviç, Basha

Trajner: Diego Longo

Tirana – Bekaj; Hoxhallari, Najdovski, Behiratçe, Ismajlgeci; Totre, Limaj, Toli; Toshevski; Seferi, Ngo

Trajner: Orges Shehi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco