Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, Dinamo do të kërkojë të rikthehet te suksesi, teksa pret Egnatian në takimin që nis në orën 16:45.
Kryeqytetasit e trajnerit Bledi Shkëmbi e nisin sfidën me Gavazaj si titullar, ndërsa pas Kupës, nga minuta e parë rikthehet edhe Mihana dhe ulet në stol Skuka.
Nga ana tjetër, Egnatia e trajnerit Gugash Magani ka ditur të bëjë dëm në kryeqytet duke qenë se ka ndalur më parë Tiranën dhe Partizanin e do të kërkojë të përsëritet edhe ndaj Dinamos.
Tekniku Gugash Magani ka vendosur për 11-tëshen titullare ndërsa nuk ndryshime nga të zakonshmit teksa Pedro udhëheq sulmin e rrogozhinasve.
Formacionet
Dinamo: Bakaj, Maliqi, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Demiri, Gavazaj, Ibraimi, Mihana, Chinedu
Trajner: Bledi Shkëmbi
Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Telushi, Iseni, Çyrbja, Jackson, Imeri, Pedro
Trajner: Gugash Magani
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: