ZYRTARE: Pedri shpallet 'Djaloshi i Artë' për vitin 2021

ZYRTARE: Pedri shpallet 'Djaloshi i Artë' për vitin 2021

13:37, 22/11/2021

Pedri e ka fituar çmimin “Djaloshi i Artë” 2021, apo futbollisti më i mirë evropian nën moshën 21-vjeçare.

Ky çmim ndahet nga gazeta e njohur italiane “Tuttosport” dhe do t’i dhurohet mesfushorit të talentuar të Barcelonës dhe Spanjës në një ceremoni në Torino më 13 dhjetor.

Pedri e shkroi historinë me këtë çmim, pasi u bë lojtari i parë që fiton me një dallim të madh në vota, mbi 200 sosh.

Ai e la mbrapa talentin e Borussia Dortmundit dhe ta Anglisë, Jude Bellingham.

Pedri i fitoi 318 vota, ndërsa Bellingham 119.

Spanjolli bëhet lojtari i parë i Barcelonës që e fiton këtë çmim që prej Lionel Messit.

Pedri u shpreh i lumtur që e fitoi këtë çmim, duke e falënderuar Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle.

“Jam mirënjohës ndaj Tuttosportit për këtë çmim për të cilin jam krenar”, tha Pedri.

Pedri e kishte një vit të paharrueshëm plot ndeshje futbolli.

Në moshën 18-vjeçare, Pedri i zhvilloi plot 73 ndeshje gjatë vitit të fundit për Barcelonën dhe Spanjën dhe Spanjën U21.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco