Merret vendimi për Lyon-Marseille, arrestohet tifozi që goditi Payet

Merret vendimi për Lyon-Marseille, arrestohet tifozi që goditi Payet

22:55, 21/11/2021

Ndeshja ndërmjet Olimpikut të Lionit dhe Olimpikut të Marsejës u ndërpre pas pesë minutash lojë, pasi një tifoz, që u arrestua nga policia, goditi me një shishe të mbushur me ujë Dimitri Payet.

Gjyqtari, pas këtij incidenti, urdhëroi të dyja skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes.

Autori i hedhjes së shisheve ndaj sulmuesit të Marsejës u identifikua dhe u mor nga tribuna në shoqërinë e forcave të rendit.

Ky episodi i radhës u dhunës së tifozëve dhe vjen pasi disa ndeshje kanë shënuar incidente të ngjashme që nga fillimi i sezonit, veçanërisht në 22 gusht mes Nice dhe Marseille.

Atë mbrëmje takimi u ndërpre pas pushtimit të fushës nga tifozët.

Tifozët në stadium pritën thuajse dy orë për rifillimin e ndeshjes, por zyrtarët e takimin vendosën ndërprerjen përfundimtare të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco