Ishte zhdukur prej disa ditësh, jepet ky njoftim për tenisten kineze

Ishte zhdukur prej disa ditësh, jepet ky njoftim për tenisten kineze

22:43, 21/11/2021

Tenistja kineze Shuai Peng është gjallë dhe, fatmirësisht, në gjendje të mirë.

Në një lidhje video-konferencë me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtare, Thomas Bach, 36-vjeçarja, nga e cila nuk kishte asnjë lajm që nga 2 nëntori, u shpreh: “Jam mirë dhe e sigurt, por tani dua respekt për privatësinë time”.

Këto janë fjalët e yllit kinez të tenisit, që qetësuan të pasionuarit e këtij sporti dhe kolegët e saj.

Shuai Peng kishte akuzuar ish-zëvendëskryeministrin e Kinës, Zang Ghaoli për abuzim seksual dhe prej atij momenti nuk kishte asnjë informacion për të.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në një njoftim zyrtar siguroi se Shuai Peng është në shtëpinë e saj në Pekin, por do të preferonte që privatësia të respektohej në këtë kohë.

Kjo është arsyeja pse ajo preferon ta kalojë kohën me miqtë dhe familjen për momentin. Ajo vazhdon të merret me tenis, sportin që e do shumë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco