Sulmuesi i Napolit përfundon në spital nga përplasja me Skriniar

Sulmuesi i Napolit përfundon në spital nga përplasja me Skriniar

21:55, 21/11/2021

Napoli ka humbur pikët përballë Interit dhe me sa duket jo vetëm ato.

Skuadra e Spaletit duket se do të ketë probleme në javët në vijim, pasi do t’i mungojë një nga yjet e saj, sulmuesi nigerian Viktor Osimhen.

Ky i fundit ka qenë në formë të shkëlqyer në këtë sezon, duke tundur rrjetën me vazhdimësi dhe duke shërbyer gjithashtu për shokët e skuadrës.

Por sot ai ishte i pafat, teksa në minutën e 55-të të sfidës, në një duel ajror me Skriniar, të dy u përplasen kokë më kokë.

Sulmuesi i Napolit e pësoi më rëndë, pasi mori goditjen në vetull, me një ënjtje të dukshme që iu krijua menjëherë.

Ai mori ndihmën e mjekëve, por nuk mund të vazhdonte më, ndaj u zëvendësua nga trajneri Spaleti.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Osimhen është dërguar menjëherë në spitalin “San Rafaele” të Milanos për vizita të hollësishme, pasi Spaleti konfirmoi se ënjtja ishte rritur e kështu duhej një kontroll për të kuptuar më mirë situatën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco