VIDEO/ Goli i Myrto Uzunit në fitoren e Ferencvaroshit

VIDEO/ Goli i Myrto Uzunit në fitoren e Ferencvaroshit

21:34, 21/11/2021

Myrto Uzuni vazhdon formën e mirë te Ferencavaroshi.

Sulmuesi i Kombëtares është rikthyer te goli në kampionatin hungarez duke shënuar në fitoren 3-0 të Ferencvaroshit ndaj rivalëve të Fehervarit.

26-vjeçari nuk gaboi para portës në minutën e 58-të të takimit duke shënuar golin e gjashtë në kampionat këtë sezon.

Një formë mjaft e mirë për sulmuesin kuqezi që është kthyer në një ndër lojtarët kyç të Ferencvaroshit duke kontribuar jo pak me golat e tij.

Megjithatë në Kombëtare, Uzuni nuk po kalon një moment të mirë ku është kritikuar shumë për rastet e humbura, ndërsa goli i tij i fundit me Shqipërinë daton në shtator të këtij viti në fitoren 5-0 me San Marinon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco