VIDEO/ Ernest Muçi shënon këtë gol me fat për Legian

VIDEO/ Ernest Muçi shënon këtë gol me fat për Legian

20:00, 21/11/2021

Legia e Varshavës luante sot një sfidë të vështirë në transfertë ndaj Gornik Zaberze dhe e pa veten në fund të pjesës së parë në disavantazh të dy golave, një prej të cilëve i shënuar nga Lukas Podolski i cili është kthyer që të mbyllë karrierën në vendin e origjinës.

Por Legia ia doli të kthente sfidën, duke shkurtuar fillimisht shifrat me Vieteska, e më pas në minutën e 54-t, duke barazuar gjithçka me Ernest Muçin.

Sulmuesi shqiptar gjuajti nga brenda zone, duke bërë që portierit t’i shpëtonte topi nga duart e të përfundonte në rrjetë, për të ringjallur shanset e skuadrës së tij.

Ky është goli i 3-të në këtë kampionat për Muçin, në 11 ndeshje të luajtura.

Ndërkohë, ai ka shënuar 1 gol e dhënë 1 asist në ndeshjet në Europë në këtë sezon për skuadrën polake.

Për fat të keq, goli i sotëm nuk mjaftoi për t’i dhënë pikë Legias, pasi Zabrze shënoi në minutën e 96-të të sfidës golin e fitores 3-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco