Mposhti kundërshtarin francez, Florian Marku ngjitet në renditjen botërore

Mposhti kundërshtarin francez, Florian Marku ngjitet në renditjen botërore

18:40, 21/11/2021

Florian Marku vazhdon marshimin e pandalshëm. Kampioni shqiptar triumfoi në duelin e të shtunës në darkë ndaj francezit Janik Luiseto në ndeshjen e tij të 11-të në ringun profesionist, duke çuar në 10 numrin e fitoreve, ndërsa një duel është ndarë në barazim.

Një ecuri e cila po e ndihmon boksierin e lindur në Lushnjë që të ngjitë hap pas hapi shkallët në renditjen botërore.

Disa muaj më parë, Marku gjendej në vendet e ulëta të klasifikimit të peshës Welter në të cilën bokson.

Por pas serisë së fitoreve radhazi, ai e sheh veten në pozita shumë më të mira, aq sa portali i njohur Boxrec  i specializuar për këtë sport, e rendit atë në vendin e 62-të në klasifikimin botëror.

Marku gjendej në vendin e 66 para ndeshjes së mbrëmshme, por me suksesin e arritur në këtë sfidë, ka fituar pikë për të qenë në vendin e 62-të.

Boksieri shqiptar shpreson që të sfidohet nga një prej boksierëve që gjendet shumë më lart në klasifikim, pasi kështu do të kishte mundësinë që të fitonte më shumë pikë e pozicione në këtë renditje dhe të shfaqej mes 10-15 më të mirëve në Federatat kryesore të boksit profesionist.

Ai ka sfiduar disa herë hapur britanikun Konor Ben, i cili është i 15-ti në renditjen e Boxrec, por ky i fundit deri tani ka evituar një duel me sfiduesin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco