Interi do të përballet pasditen e sotme në orën 18:00 në “San Siro” me Napolin, në ndeshjen më të rëndësishme të javës në Serie A.
Zikaltrit duan të përfitojnë nga hapi fals i Milanit dhe përballë kanë Napolin kryesues.
Skuadra e Inzagit vjen me mungesa në këtë sfidë. Mbrojtësi De Vrij dhe sulmuesi Aleksis Sançez mungojnë për shkak dëmtimit.
Napoli nga krahu tjetër e ka skuadrën më të plotë. Mungesa e vetme është Politano për shkak Covidi.
Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare të të dy skuadrave.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: