VIDEO/ Tifozi i dehur vjell në parket dhe ndërpret ndeshjen e NBA për 15 minuta

VIDEO/ Tifozi i dehur vjell në parket dhe ndërpret ndeshjen e NBA për 15 minuta

15:07, 21/11/2021

Basketbollistet e Sacramento Kings u mposhtën në shtëpi nga Utah Jazz me rezultatin 123:105.

Mirëpo, ky takim mori vëmendjen e të gjithëve, jo për shkak të rezultatit, por për atë se çfarë bëri një tifozë gjatë sfidës.

Edhe pse konsumimi i alkoolit në stadiume nuk është i rrallë, tifozi në fjalë e kishte tepruar jashtëzakonisht shumë.

Tifozi ishte ulur në rreshtin e parë pranë fushës dhe siç duket nga konsumimi i tepërt i alkoolit nisi të villte.

Njerëzit që ishin ulur pranë tij u tmerruan dhe disa thjesht u hodhën dhe u larguan me vrap, ndërsa lojtarët nisën të qeshnin.

Lojtarët e Utah Jazz gjatë pastrimit të fushës u detyruan të largoheshin nga hapësira e parashikuar për ta dhe për këtë arsye ndeshja u pezullua për 15 minuta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco