Manchester United shkarkoi Solskjaer, zbulohet trajneri që do CR7 në drejtim të Djajve të Kuq

Manchester United shkarkoi Solskjaer, zbulohet trajneri që do CR7 në drejtim të Djajve të Kuq

13:48, 21/11/2021

Drejtuesit e Manchester United janë në kërkim të një trajneri, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Emra të shumtë janë përmendur si zëvendësues të Solskjaer në pankinën e United, duke filluar nga Zinedine Zidane, Brendan Rodgers e deri tek Ronald Koeman.

Mirëpo, siç bën të ditur “Sky Sport” Cristiano Ronaldo i ka kërkuar drejtuesve të “Djajve të kuq” të marrë trajnerin e Spanjës, Luis Enrique.

Drejtuesit e klubit anglez duket se do ta marrin në konsideratë emrin e spanjolli si zëvendësues të mundshëm të Solskjaer.

Ish-trajneri i Barçës flitet se është i interesuar për vendin e lënë bosh në Old Trafford dhe tani ka edhe mbështetjen e CR7, që mendon se Enrique është trajneri i duhur për ta ndihmuar United të kthehet në nivele të larta.

Enrique fitoi tripletën me Barcelona-n në 2015-ën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco