Shehi: Kukësi rival për titull, duhet të kemi vazhdimësi

Shehi: Kukësi rival për titull, duhet të kemi vazhdimësi

12:58, 21/11/2021

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen ndaj Kukësit. Tekniku i bardhebluve thekson se verilindorët janë një rival direkt për titull ndërsa shton se pathyeshmëria është diçka që do t’i pëlqente të vazhdonte gjatë.

NDESHJA ME KUKËSIN – “Kupa iku dhe i takon të shkuarës. Përballë një kundërshtari që është në vendin e dytë dhe padiskutim do jetë një ndeshje e fortë. Është një ndeshje mes rivalëve dhe do ta përgatisim me gjithë forcat për ta trajtuar si një ndeshje shumë serioze dhe mes dy rivalëve direkt që kanë objektiva madhor”.

NGARKESA FIZIKE – “Ne kemi luajtur një ditë mbrapa dhe kemi zhvilluar disa minuta më shumë si dhe penalltitë dhe lodhja është prezente, por jemi munduar që të bëjmë një program në bazë të minutave të lojtarëve në fushë dhe jemi mundur të rikuperojmë energjitë për ndeshjen me Kukësin. Gjendja është e mirë, ana psikologjike është e fortë, pasi e keni parë çfarë bënë lojtarët në fushë, por na shqetëson problemi i Xhixhës, pasi do te jetë 2 javë jashtë”.

E kaluara e Shehit? “E kaluara ime është pak larg. Nuk është shumë afër pasi shumë pak lojtarë janë ende në skuadër nga ekipi që kam drejtuar unë kur isha pjesë e Kukësit. Disa gjëra të vogla i di sa i takon asaj që kërkojnë drejtuesit nga skuadra. Mendoj se ndoshta këto faktorë mund të na ndihmojnë për të përgatitur një strategji tjetër.

MUNDËSIA PËR T’U ARRATISUR?  “Do të jetë një ditë që skuadra do luajë ndaj një kundërshtari direkt. Presim të kemi vazhdimësinë e ndeshjeve të mira dhe të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne. Për pikët është rrugë e gjatë, nuk duhet të fokusohemi vetëm tek pikët, por tek performanca e skuadrës”.

PATHYESHMËRIA- “Prioritet për ne do jetë stabiliteti, vazhdueshmëria, forca e karakterit që ka skuadra, pastaj që të jemi të pathyeshëm do na pëlqente të vazhdonim gjatë”.

KUKËSI RIVALI MË I VËSHTIRË? “Çdo skuadër ka mënyrën e vet të lojës dhe sot nuk është vështirë për të marrë informacion. Jo vetëm Kukësi, po jemi 6-7 skuadra që jemi ndërtuar mirë dhe janë pretendent për objektiva madhor dhe shkalla e vështirësisë është e madhe ndaj çdo skuadre”.

TIRANA PRETENDENTE KRYESORE PËR TITULL?  “Është shumë shpejt. Kemi një ecuri të mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë. Ne duhet të jemi të bindur për atë që bëjmë ne. Ne duhet të jemi ato që kemi qenë çdo javë dhe nëse japim atë që kemi dhënë këtë periudhë mendoj se do jemi në rrugën e duhur”.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco