Superiore/ Teuta synon ringritjen, Skënderbeu kërkon fitoren e radhës

Superiore/ Teuta synon ringritjen, Skënderbeu kërkon fitoren e radhës

10:16, 21/11/2021

Këtë të dielë do të luhet vetëm një ndeshje në kampionatin shqiptar, e vlefshme për javën e nëntë, e cila do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës, ora 13:45.

Teuta-Skëndërbeu do të jetë një sfidë e luftuar, ku do kërkohet fitorja me çdo kusht. Djemtë e detit vijnë pas humbjes me Laçin në ndeshjen e fundit dhe kundër Skëndërbeut do bëjnë maksimumin për t’u ringritut, teksa skuadra si Laçi dhe Vllaznia kanë kërcënuar edhe vendin e tretë që mbahej nga Teuta.

Ndërkohë korçarët vijnë pas fitores me Kukësin dhe ndaj durrsakëve do kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë, të marrin 3 pikët e radhës për t’iu larguar zonës së ftohtë në tabelën e klasifikimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco