VIDEO/ Florian Marku i pamposhtur, fiton duelin ndaj Luisetto dhe mbron titullin Kampion Bote

VIDEO/ Florian Marku i pamposhtur, fiton duelin ndaj Luisetto dhe mbron titullin Kampion Bote

00:19, 21/11/2021

Florian Marku është i pandalshëm në ring duke korrur një tjetër sukses. ​Boksieri shqiptar mbrojti mbrëmjen e sotme titullin kampion bote në kategorinë 'IBF International Welterweight', duke mposhtur sot në mbrëmje me vendim unanim të gjyqtarëve francezin Jorick Luisetto, një duel me tetë raunde zhvilluar në stadiumin “SSE Arena” të Londrës.

Një sukses i merituar i Marku, ende i pamposhtur në ring, duke korrur sot suksesin e dhjetë në karrierë (ka edhe 1 barazim). Kjo ishte hera e parë për Florian Marku që mbronte titullin kampion të peshës 'IBF International Welterweight' (pesha deri 67kg), trofe që e pati fituar dy muaj më parë po në Londër.

Një sfidë e mirë e boksierit shqiptar, i cili i mbështetur nga qindra shqiptarë të pranishëm me flamujt kuqezi, nuk zhgënjeu, duke treguar një boksim të mirë. Për Luisetto, kjo ishte humbja e tretë në karrierë (ka edhe 11 fitore).

Të tre gjyqtarët i dhanë fitoren Markut me shifrat 78-75.

Në 25 shtator të këtij viti Florian Marku fitoi për herë të parë titullin kampion bote në boks për kategorinë e peshës "Welter", pasi mundi ukrainasin Maxim Prodan me 10 raunde. 

"Bisha" shqiptare fitoi me pikë duelin duke rrëmbyer titullin kampion bote, të cilin e mbrojti mbrëmjen e sotme, duke forcuar pozitat në renditjen e boksierëve profesionistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco