Xavi Hernandez e ka nisur me fitore aventurën e tij si trajner i Barcelonës.
Katalonasit triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Espanyolit në “Camp Nou”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të në La Liga.
Pjesa e parë u mbyll ashtu siç edhe nisi, pa porta të tundura, edhe pse Barcelona pati iniciativë të plotë, shkruan Gazeta Express.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 48-të të ndeshjes, kur Depay e konkretizoi penalltinë që e fitoi vet.
Më pas, Espanyoli pati shumë raste për barazim, por u mungoi fati. Ata madje dy herë e goditën shtyllën, por topi sonte nuk donte të hynte në portën e Ter Stegen.
Kështu, Xavi mbetet me shije të ëmbël nga ndeshja e parë si trajner i blaugranëve, të cilët tani kanë 20 pikë dhe renditen në vendin e gjashtë, tetë më pak se lideri, Sevilla.
Në anën tjetër, Espanyoli mbetet i 11-ti me 17 pikë gjithsej
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: