Ndeshje e çmendur! Fiorentina i shkakton humbjen e parë sezonale Milanit

Ndeshje e çmendur! Fiorentina i shkakton humbjen e parë sezonale Milanit

22:53, 20/11/2021

Fiorentina i shkaktoi humbjen e parë këtë sezon Milanit në një ndeshje fantastike e cila përfundoi me rezultatin 4-3.

Gjithçka u hap në minutën e 15-të pas një gabim të pabesueshëm të portierit të Milanit, Ciprian Tatarusanu, i cili ia dhuroi topin Alfred Dunca, që me portën e boshatisur e dërgoi topin në rrjetë.

Milani ishte i vetmi që “ekzistonte” në fushë pas kësaj, por seria e sulmeve të mëdha nga kuqezinjtë nuk dha fryte. Nëse nuk shënon do të pësosh. Kjo vlen edhe për Milanin, pasi Riccardo Saponara shënoi një gol fantastik duke i çuar shifrat në 2-0. Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë.

Kur në minutën e 60-të Dushan Vlahoviç shënoi për 3-0, dukej se ishte fundi i ndeshjes. Megjithatë, kuqezinjtë kthehen shumë shpejt në lojë.

Zlatan Ibrahimovic në minutën e 62-të shkurtoi shifrat 3-1 dhe vetëm pesë minuta më vonë shënoi një gol të tjetër duke i ngushtuar shhifrat.

Pasuan sulmet e Milanit, i cili ishte në prag të përmbysjes së madhe. Megjithatë, në mesin e sulmit të kuqezinjëve, Vlahoviç shënoi një tjetër gol në minutën e 86-të për 4-2. Në momentet e fundit pamë një tjetër gol të Milanit, pas autogolit të Venutit, për finalen 4-3.

Kjo është humbja e parë e Milanit dhe kuqezinjtë mbeten në vendit të parë me Napolin, i cili nesër do të luajë derbi kundër Interit. Nga ana tjetër, Fiorentina u ngjit në vendin e gjashtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco