VIDEO/ Fantastik Messi, sulmuesi argjentinas shënon golin e parë në Ligue 1

VIDEO/ Fantastik Messi, sulmuesi argjentinas shënon golin e parë në Ligue 1

19:00, 20/11/2021

PSG fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Nantes, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 14-të në Ligue 1.

Golin e tretë për parisienët e realizoi sulmuesi argjentinas, Lionel Messi në minutën e 88-të të ndeshjes.

Pas një asisti të Mbappes, Messi me një lëvizje të bukur shmangu mbrojtësin kundërshtar dhe goditi nga jashtë zonë duke e dërguar sferën në rrjetë. Ky ishte goli i parë i “Pleshtit” në Ligue 1 me fanellën e PSG-së.

Përsa i përket ndeshjes, Mbappe hapi siparin e golave pas vetëm 2 minutash lojë, por Muani barazi shifra në minutën e 76-të. Navas la parisienët me 10 lojtarë pas një faulli jashtë zonës në minutën e 65-të të takimit.

Apiah shkaktoi autogol në minutën e 82-të duke i dhënë PSG avantazhin, ndërsa Leo vulosi fitoren e parisienëve me golin e shënuar në minutën e 88-të.

Me këtë fitore PSG vazhdon të marshojë drejt titullit kampion në Francë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco