Watford mposhti me rezultatin 4-1 Manchester United në Vicarage Road, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Premier League, duke thelluar kështu krizën e madhe në të cilën ndodhen Djajtë e Kuq.
Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe në minutën e 11-të kishin mundësi të kalonin në avantazh. Mirëpo, De Gea arriti t’ia priste penalltinë Sarrës në dy raste. Megjithatë, në fund të pjesës së parë, Ëatfordi i madh arriti të shënonte dy gola. Së pari, King kaloi vendasit në avantazh në minutën e 28-të, dhe një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Sarr shpengoi veten për penalltinë e humbur duke dyfishuar rezultatin për Watford.
Vetëm pesë minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishin të mjaftueshme që United të rikthehej në lojë faë Van de Beek, por të gjitha shpresat dukej se u shuan kur Maguire mori kartonin e dytë të verdhë dhe doli nga loja.
Watfordi e thelloi rezultatin ndaj United në minutat shtesë me golat e Pedrit dhe Denisit, kështu që shënuan fitoren e katërt sezonale, duke u ngjitur në vendin e 16-të në Premier League, ndërsa United ra në vendin e shtatë.
Nga ndeshjet e tjera vlen të përmendet fitorja e parë e Steven Gerrard me Aston Villa-n. Skuadra nga Birmingham mundi Brighton 2:0.
Rezultatet:
Leicester - Chelsea 0:3
Aston Villa - Brighton 2:0
Burnley - Crystal Palace 3:3
Newcastle - Brentford 3:3
Norwich - Southampton 2:1
Watford – Manchester Utd 4:1
Wolves – West Ham 1:0
Renditja:
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: