Gjimshiti mposht Manajn dhe i bën presion Interit

Gjimshiti mposht Manajn dhe i bën presion Interit

17:38, 20/11/2021

Për të nisur javën e 13-të të Serisë A, Atalanta priti Spezian këtë të shtunë pasdite në stadiumin Geëiss. E katërta me 22 pikë, “La Dea” donte të vazhdonte serinë e gjatë të ndeshjeve pa humbje (5 ndeshje radhazi) dhe për fatin e tyre të mirë arritën ta bënin një gjë të tillë, me Berat Gjimshitin që luajti për 90 minuta.

Skuadra bergamaske arriti të fitonte me rezultatin e thellë 5-2 ndaj ligurianëve. Vendasit ishin dominues përgjatë gjithë ndeshjes ku shënuan tre herë që në pjesën e parë. Spezia kaloi në avantazh me Nzola, por u barazua me Pasalic. Zapata shënoi golin e dytë me penallti. Pasalic shënoi golin e tretë në minutën e 40.

Në pjesën e dytë Muriel dhe Malinovski i vunë kapakun sfidës. Me këtë fitore Atalanta barazon Interin me 25 pikë, por kampionët në fuqi kanë ende një ndeshje për të luajtur.

Në fillim të ndeshjes, Spezia kaloi në avantazh falë Nzolës (11, 0-1), por Pasaliç u përgjigj shumë shpejt  dhe vendosi baraspeshën (18, 1-1). Një gol që forcoi qartë djemtë e Gian Piero Gasperini pasi Zapata (38 sp), Pasalic për dopietë (41), Muriel (83) dhe Malinovsky (89) vulosën fitoren (5-2), goli i dytë i Nzolës nuk ndryshoi absolutisht asgjë. (90 + 1).  Manaj u fut si zëvendësues në minutën e 52-të për Spezian, por nuk arriti të linte gjurmë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco