VIDEO/ Sulmohet Gareth Bale, tifozët të zemëruar me yllin e Real Madrid

VIDEO/ Sulmohet Gareth Bale, tifozët të zemëruar me yllin e Real Madrid

17:26, 20/11/2021

Gareth Bale ende nuk ka debutuar këtë vit me Real Madrid, megjithatë kjo nuk e pengoi sulmuesin që t’i përgjigjej thirrjes së Kombëtares së Uellsit për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin e Katarit.

Kundër Bjellorusisë, sulmuesi pësoi një tjetër dëmtim që mbetet mister në kampin madrilen. Tifozët e klubit spanjoll duket se janë lodhur nga lojtari dhe një grup i vogël i tyre e sfidoi atë kur u largua nga qendra e stërvitjes.

Një nga tifozët nuk ka mundur të rezistojë dhe fillimisht ka hedhur një stilolaps në xhamin e makinës që drejtohej nga lojtari, më pas ka bërtitur “Ik q**…..”, duke çliruar gjithë zemërimin e grumbulluar muajt e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco