VIDEO/ Bregu zhbllokohet pas 13 javësh, shënon dopietë për Boluspor

VIDEO/ Bregu zhbllokohet pas 13 javësh, shënon dopietë për Boluspor

16:19, 20/11/2021

Dejvi Bregu iu deshën 13-të javë për të realizuar golin e tij të parë në ligën e parë turke me fanellën e Boluspor, por pikërisht në ndeshjen që u zhbllokua ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Teutës, realizoi një dopietë.

Megjithatë dy golat e Bregut nuk i mjaftuan Bolusporit që në transfertën ndaj Erzurum BB u mposht me shifrat 3-2. Titullarë të tre futbollistët shqiptarë që janë pjesë e Boluspor me Selmanin që qëndronte mes shtyllave dhe Roshin e Bregut në krahët e sulmit.

Në krahun tjetër mesfushori i përfaqësueses së Kosovës Herolind Shala u hodh në fushë vetëm në çastet e fundit. Në minutën e 67-të kur rezultati ishte 2-0 në favor t ëish-skuadrës së Armando Sadikut pas golave të Novikovas dhe Tozlu, në katedër u ngjit Dejvi Bregu që realizoi një gol të bukur duke rihapur sfidën. Gjithsesi vendasit e Erzurum gjetën sërish epërsinë e dyfishtë në minutën e 89-të me Hasek përpara se Bregu në shtesë të kthente në gol edhe një 11-metërsh për rrjetën e dytë personale dhe për t’i çuar shifrat e kësaj sfide në 3-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco