Ramos nuk debuton me PSG, mbrojtësi duhet të presë ende

Ramos nuk debuton me PSG, mbrojtësi duhet të presë ende

14:12, 20/11/2021

Ramos nuk do të debutojë kundër Nantes. Ndoshta është lënë për në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City.

Ish kapiteni i real Madridit, Sergio Ramos, ende nuk ka debutuar me klubin e ri, Paris Saint Germain.

Lëndimet e kanë penalizuar spanjollin, por që tani i ka lënë anash të gjitha shqetësimet.

Në javën e fundit ai është stërvitur me intensitet me pjesën tjetër të ekipit, por pavarësisht kësaj, ai s’do të luajë sonte kundër Nantes.

Mauricio Pochettino nuk e ka ftuar për këtë ndeshje, kështu do t’i duhet ende të presë për debutimin.

Ramos ndoshta mund të luajë për herë të parë në mesjavë, në Ligën e Kampionëve kur PSG të përballet me Manchester Cityn.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco