Sulmuesi belg Kevin De Bruyne ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e konfirmoi trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, përpara ndeshjes së skuadrës së tij kundër Evertonit të dielën.
De Bruyne u infektua teksa ishte në kombëtare dhe luajti për Belgjikën në ndeshjen kundër Uellsit (1-1) të martën.
"Ne zbuluam se De Bryne ishte pozitiv dy ditë më parë. Tani është e rëndësishme që të rikuperohet sa më shpejt të jetë e mundur. Çdo gjë që lidhet me futbollin është e parëndësishme për momentin," tha Guardiola.
De Bruyne me siguri do të pushojë për dhjetë ditë, ndaj do të humbasë dy ndeshje të Premier League dhe sfidën e Champions League kundër PSG.
"Ai duhet të jetë i kujdesshëm. Ne shohim njerëz që vdesin nga Covid. Fatmirësisht Kevini është vaksinuar dhe jam i bindur se gjithçka do të shkoj mirë", tha Guardiola.
De Bruyne ka luajtur 14 ndeshje për Manchester Cityn në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: