‘Do më ndiqte edhe në tualet’/ Evra zgjedh kundërshtarin më të bezdisshëm

‘Do më ndiqte edhe në tualet’/ Evra zgjedh kundërshtarin më të bezdisshëm

12:29, 19/11/2021

Patrice Evra i është rikthyer edhe njëherë kohës kur ishte futbollist, teksa së fundmi ka zbuluar edhe lojtarin që atë e ka bezdisur më shumë në fushë.

Francezi ka treguar emrin e James Milner, i cili është ende aktiv në fushë, ndërsa aktivizohet me Liverpoolin.

Por, Evra e mban mend 35-vjeçarin nga koha kur aktivizohej me Manchester Cityn dhe të dy përballeshin në derbi, teksa ish-mbrojtësi përfaqësonte Manchester United.

Evra thekson se nëse do të kishte mundësi, atëherë Milner do ta ndiqte atë edhe në tualet.

Kundërshtari më i vështirë në fushë? Nuk do të thoja që ishte më i vështiri, por do të thoja se ishte më i bezdisshmi. Them për James Milner, e di që njerëzit mund të presin tjetër emër, por kjo është sepse ai mbronte më shumë se unë. Unë isha një mbrojtës që sulmoja dhe ai më bezdiste sepse më ndiqte kudo në fushë. Edhe nëse do të shkoja në tualet, ai sërish do të vinte pas meje”, thekson Evra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco