E donin me çdo kusht, portieri i Barcelonës refuzon sheikët

E donin me çdo kusht, portieri i Barcelonës refuzon sheikët

11:57, 19/11/2021

Portieri i Barcelonës nuk dëshiron largimin nga klubi.

Pak javë më parë ishte raportuar se Newcastle United e dëshiron me çdo kusht transferimin e Marc Andre Ter Stegen.

Madje, thuhet se ekipi anglez ishte gati të shpenzonte mbi 50 milionë euro për të sjell në ekip gjermanin.

Por sipas mediave spanjolle, Ter Stegen ka refuzuar mundësinë e transferimit te Newcastle.

Raportohet se gjermani është i lumtur në “Camp Nou” dhe nuk e ka në plan të largohet.

29-vjeçari është pjesë e Barcelonës nga viti 2014 kur u transferua nga Borussia Monchengladbach, ai prej kohësh është bërë titullar i padiskutueshëm në formacionin e ekipit spanjoll.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco