I hedh ‘benzinë zjarrit’/ Gazetarja i kthehet keq Canës: Nuk ndërrohet kombësia, nuk shitet...

I hedh ‘benzinë zjarrit’/ Gazetarja i kthehet keq Canës: Nuk ndërrohet kombësia, nuk shitet...

10:36, 19/11/2021

Debatit të fortë publik që hapi një status në “Facebook” i komentatorit sportiv të RTK, Andin Lokaj, ku kryqëzonte shqiptarët e Shqipërisë se, kur kishin parë futboll me sy kosovarët, ata e shihnin edhe peshkun me dylbi…, iu bashkua fillimisht ish-kapiteni kuqezi, Lorik Cana.

Ky i fundit, përmes një foto-montazhi të shpërndarë në “Instagram”, e konsideroi Lokajn një klloun. Së fundi ka reaguar dhe gazetarja sportive nga Prishtina, Qeqa Krelani.

Postimi i plotë i Qeqa Krelanit:

“Andin Lokaj bënte 12 orë rrugë vetëm për të përkrahë Kombëtaren Kuq e Zi. Paguante nga xhepi i tij për vete dhe shokët vetëm për t’i qëndruar afër Kombëtares. Kohën që është deshtë me ia kushtuar gruas dhe dy fëmijëve, ia ka kushtuar dhe vazhdon t’ia kushtojë futbollit SHQIPTAR!

Andini është i vetmi shef që ka dhënë dorëheqje nga pozitat dhe privilegjet vetëm pse punëtorët e tij nuk paguheshin drejt ose nuk paguheshin sipas meritave. Në asnjë moment nuk po e mbroj reagimin e Andinit. Por pash Zotin, a mund t’i garantojmë të gjithë njëri-tjetrit që jemi të virgjër në deklarata të natyrave të tilla ndaj vëllezërve dhe motrave shqiptare?

A jemi ne ata që sa herë shkojmë në Shqipëri tërbohemi me statuse ofendues ndaj tyre qysh “Tradhtarët e Shqipërisë na e ngulën shezllonin prej 3 eurove në 5 euro? A jeni ju ata që shkruani statuse e komente sesi “Ata meritojnë me iu qu Enver Hoxhën prej vorrit”, “Ata e duan grekun para kosovarëve”, “Ata na ngulën 10 euro taksën për rrugë”? A jeni ju ata që sa herë ktheheni nga Shqipëria temë diskutimi e keni qysh “këta rrebelat e Shqipërisë” na rrjepin xhepat me çmime të trefishta.

A jeni ju ata që sa herë luan Kosova ankoheni duke i ofenduar  sesi asnjë tifo-grup i Shqipërisë nuk vjen me autobusa për të bërë tifo ndaj Kosovës, siç bën armata e tifozerisë kosovare për Kombëtaren kuq e zi?!  Kur u bot ju ma patriota e ma atdhetarë, kur sa herë vjen vera, keni me fol zi e terr për shqiptarët e Shqipërisë?!

Seriozisht? Andini e paska fillu urrejtjen dhe ndarjen Kosovë & Shqipëri? Po kjo temë Dashni & Urrejtje ndaj njëri-tjetrit ekziston qysh në kohën e Ismail Qemajlit. Qysh Ismail Qemajli e tradhtoi Isa Boletinin duke mos e prit që ta ngrisnin bashkë flamurin në Vlorë. Ja sa larg shkojmë me teori konspirative. Këto tema NE edhe ATA janë prezente çdo ditë nëpër kafiteritë dhe sofrat e secilit kosovar e shqiptar.

Une e kuptoj impaktin që ka një figurë si Andini. Dhe e bindur jam që ekziston një reagim që rrjedh nga një lëndim personal, ashtu siç secili nga ne e kemi përjetu nga njëri-tjetri. Por të gjithë po merremi me reagimin e tij. Askush nuk merret me origjinën e reagimit të tij. Çka është gjithë ky dënim, gjithë kjo magnitude, thuajse ju kurrë nuk keni bërë ndarje me lloj-lloj fjalësh.

Lorik Cana. Të jemi falenderues gjithë jetën. Je kapiteni ynë emblematik. Por nëse deri sot ishte një ofendues si Andini, tani jeni bërë dy. Ofendimin e ktheve me ofendim, duke e bërë palaço komentatorin. Ky është shembulli që duhej të jepje? Nëse ti mendon që je më atdhetar se Andini, gabohesh. A e di sa zemra të patriotëve i ke thyer që nuk e ke marr gruan shqiptare?

Aq ma shumë kur midis stadiumit, para qindra fansave me mikrofon në dorë bërtisje duke na rikujtuar e edukuar që “Nuk ndrrohet kombësia, nuk shitet Shqiptaria”. A e di çfarë impakti ke pas me atë fjali? A e di që tifozerinë e diasporës e ke fituar, duke bërë propagandë qysh nuk ndërrohet kombësia? A e di sa njerërz njoh unë që kanë marrë vendime personale, duke u bazuar në propagandën tënde?

Në fund u martove me italiane dhe përzieve kombësinë e fëmijëve. Dajat e fëmijëve i çove në Itali. Është vendim perfekt. Të duartrokas, sepse vendose ndjenjat e tua para opinioneve fondamentaliste dhe patriarkale. Por veç deshta me ta rikujtu me këtë shembull që s’je ma patriot se Andini. Që ndryshe je deklaru. E ndryshe je kurorëzu.

A e din çka ka bërë Andin Lokaj për ty kur luaje për kombëtare? E din sa të sharat i merrte Andini nga tifozat e Shqipërisë duke e akuzu që je i përkëdheluri i tij veç pse je kosovar? E din sa herë është kthy nga ndeshjet pa zë në shtëpi, sepse e kishte humb zërin duke ta thirr emrin tënd Lorik? A e din sa herë Andini nuk mund të komunikonte me fëmijët e tij, veç pse humbiste zërin duke bërtitur emrin tënd Lorik? Emrin e futbollistëve kuq e zi?!

A nuk mendon që në vend të fotos “Palaço” ti kishe bërë një telefonatë vëllait? T’i kishe kërku shpjegim personal dhe jo publik me një foto bullizmi siç bëre? Pse nuk e mendove pak që kur reagojmë si Andini, ndoshta po kërkojmë ndihmë! Jam shumë e mërzitur që reagimi i Andinit ndau dy shqiptarë. Dhe ti ia ndihmove me foto palaço. Jo Lorik, nuk ndihmohet vëllai në këtë mënyrë.

Pse s’po e dënoni kaq masivisht Edi Ramën, i cili ma shpesh takohet me Vuçicin sesa liderët tanë? Dhe ai është i ZGJEDHURI i votave të SHQIPTARËVE! Me vjen shumë keq që komentatori më i mirë SHQIPTAR për mu dhe 80% e futbolldashësve nga një gabim n’afeksion, dënohet nga opinioni në këtë mënyrë. Ndërsa ata që realisht kanë në dorë fatin e Shqipërisë së madhe dhe e votojnë ndarjen sa herë iu jepet mundësia janë heronj.

Kisha uru që kjo ndarja Kosovë & Shqipëri të zhduket, duke u nisur nga minimizimi i gabimeve të secilit prej nesh, që i bëjmë në çfarëdo forme. E jo të mshefim mëkatet tona deklarative mbrapa një statusi të Andin Lokës. Mos harroni, asnjëri nuk jemi të virgjër në deklaratat që kemi bërë ndaj njëri-tjetrit përtej kufijve. Jo veç Andini. Por të gjithë. Të gjithë. Jemi të zhytur në mëkate. Me muaj”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

tifozi19/11/2021 12:05

Ti shkruj sa t'dush moj shoqe se ai ska nder mend me nda grune per hater tand!!!!!

Shto koment

Denonco