Plagosi me thikë kushëririn, sulmuesi i Holandës rrezikon burgun

Plagosi me thikë kushëririn, sulmuesi i Holandës rrezikon burgun

08:54, 19/11/2021

Quincy Promes në telashe. Sulmuesi i Spartakut të Moskës dhe përfaqësueses holandeze rrezikon të përfundojë pas hekurave i akuzuar për tentativë vrasjeje nga një kushëri i tij, akuzë për të cilën po ndiqet penalisht në Holandë.

29-vjeçari holandez, ish-futbollist i Ajaxit t Amsterdamit, akuzohet se ka goditur me thikë në gju kushëririn e tij gjatë një debati në një festë familjare në Abcoude, pranë Amsterdamit, në vitin 2020.

Lojtari anësor, i cili numëron 50 ndeshje me “Tulipanët”, i ka mohuar akuzat dhe është liruar me kusht, çka do të thotë se mbetet i dyshuar dhe nëse provohet akuza do të përfundojë në burg.

Në kohën e incidentit ai ishte pjesë e Ajaxit, por shumë pak pas kësaj ngjarjeje i është bashkuar Spartakut të Moskës në Rusisë.

Gazeta holandeze “De Telegraaf” raporton se departamenti i drejtësisë ka konfirmuar se janë ngritur akuza dhe pretendon se personi në fjalë është 29-vjeçari Promes. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim nga 24 deri në 42 muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco