Gjiganti spanjoll Real Madrid po planifikon të marrë një borxh prej 225 milionë euro shtesë për të përfunduar rindërtimin e stadiumit “Santiago Bernabeu” dhe vendimi përfundimtar për këtë duhet të merret në asamblenë e klubit të shtunën.
Sipas kontratës origjinale me bankat, Reali mori një hua prej 575 milionë eurosh për ta kthyer Bernabeun nga një stadium ekskluzivisht futbolli në një kompleks multifunksional.
Presidenti i klubit, Florentino Perez, ka bërë të ditur se interesi për borxhin e ri do të jetë rreth dy për qind dhe synimi është që të ardhurat nga 150 milionë euro në vit të rriten deri në 400 milionë euro.
Reali ka tetëfishuar të ardhurat e tij në dekadën e fundit, në mënyrë që dy vite më parë të arrinin në 800 milionë euro, ndërsa vitin 2020 e mbyllën me një bilanc negativ.
Fusha në stadiumin e ri do të pastrohet, ruhet dhe mbahet nën tokë për ndeshjet dhe largimi i saj do të zbulojë një fushë me bar artificial.
Hapësira mund të përshtatet për panaire, ndeshje basketbolli, tenisi dhe futbolli amerikan, por edhe koncerte.
Rikonstruksioni i plotë pritet të përfundojë në dhjetor 2022, që do të përkonte me 75-vjetorin e ditëlindjes së stadiumit legjendar.
? | Real Madrid have unveiled what the new Santiago Bernabéu stadium will look like!
— ΛROUND THE GROUNDS (@ArndTheGrnds) November 10, 2021
Incase you missed it… it’s well worth a watch pic.twitter.com/pXGLvc9HeI
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: