Arrestohet sulmuesi, armë dhe lëndë narkotike në makinën e tij

Arrestohet sulmuesi, armë dhe lëndë narkotike në makinën e tij

09:01, 18/11/2021

Ish-futbollisti i Majorkës në kampionatin spanjoll, Brayan Reina është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga autoritetet peruane me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe posedimin të drogës.

23-vjeçari ishte pjesë e skuadrës peruane Akademia Deportiva që pas skadimit të kontratës me Majorkën në fund të sezonit të shkuar, skuadër ku u aktivizua për 5 vite. Sulmuesi ishte larguar për të njëjtat arsye nga skuadra spanjolle, pasi ishte shumë problematik në sjelljet e tij. Rejna është ndaluar gjatë një kontrolli në makinë, ku gjendej së bashku me një shok të skuadrës. Policia ka dalë me një njoftim ku ka sqaruar të gjithë dinamikën duke bërë publike dhe sendet e jashtëligjshme që iu gjendën 23-vjeçarit.

“U gjet një armë zjarri e zezë e markës Browning, model CZ-83, Caliber 9, me mbishkrime Made in Czech Republic, pa numër serial, e pajisur me një gëzhoja prej 12 predhash municioni”, shkruhet në njoftimin e policisë. Kjo çështje ka bërë bujë në Spanjë pasi duke ditur popullaritetin që ka futbollit ky nuk është shembulli më i mirë që një futbollist mund të japë.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco