Ajeti i ka idetë e qarta: Dua të fitoj Serinë B dhe Kombëtaren shqiptare

Ajeti i ka idetë e qarta: Dua të fitoj Serinë B dhe Kombëtaren shqiptare

22:41, 17/11/2021

Arlind Ajeti arriti më në fund të gjej një skuadër. Mbrojtësi 28 vjeçar nënshkroi me Padovan në Serinë C italiane.

Ajeti ishte pa ekip prej 1 korrikut, datë kur i dha fund aventurës me Reggianën, që nuk siguroi dot qëndrimin në Serie B.

Fatmirësisht, Ajeti arriti të gjej ekip, teksa në një prononcim për mediat u shpreh se është i lumtur për nënshkrimin dhe shpreson së nëpërmjet skuadrës së Padovës të arrijë Kombëtaren shqiptare.

"Jam i lumtur që klubi më ka dhënë këtë mundësi, e di historinë e këtij ekipi dhe e di se si funksionon. Jam pozitiv sepse shoh që të gjithë këtu duan të arrijnë Serinë B.

Në grumbullimet e fundit nuk jam thirrur nga Shqipëria dhe shpresoj që një ditë të kthehem në Kombëtare. Shpresoj të rifitojë fanellën e Kombëtares, falë këtij klubi. Nuk e prisja të qëndroja pa skuadër për kaq shumë kohë pas largimit nga Reggiana, por Covid e ka komplikuar gjithçka, tani shpresoj të jem në gjendje për disa javë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco