Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Raiola thyen heshtjen: Dhjetori është muaji i ëndrrave dhe unë nuk ndaloj ëndrra

Raiola thyen heshtjen: Dhjetori është muaji i ëndrrave dhe unë nuk ndaloj ëndrra

14:44, 17/11/2021

Agjenti i super yjeve, Mino Raiola ka zbuluar të ardhmen e futbollistëve si Donnarumma, Pogba dhe De Ligt.

Kohëve të fundit ka raportime të shumta që lojtarët, si Matthijs de Ligt, Paul Pogba dhe Ginaluigi Donnarumma që janë nën menaxhimin e Raiolas do bëhen me skuadra të reja.

Raportohet se te tre nuk janë të kënaqur, andaj do e konsiderojnë largimin në verë, mirëpo Raiola ka thënë se është ende herët, por duke mos e mohuar largimin.

“Pogba – Juventus? Dhjetori është muaji i ëndrrave dhe unë nuk ndalojë ëndrra, por është më mirë që të mos flas për Paul”.

“Është ende herët të flitet për kontratën e Pogbas me Man United. Të shohim çfarë do ndodh. Nuk mund të ndalojë askënd të ëndërrojë për Paul”,tha Raiola.

E ardhmja e De Ligt? Qëndrimi në Juventus apo largimi? Duhet ta bëjmë këtë intervistë në maj, është ende shumë herët”.

“Situata mes Donnarumma dhe Navas? Nuk e di nëse ka problem, por jam i sigurt se kjo situatë do ndryshojë dhe do përfundojë mirë për Donnarumman. Duhet kohë dhe durim derisa të zgjidhet gjithçka”, deklaroi ai për TMË.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do këtë detaje për të ardhmen e futbollistëve në muajt në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco