Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Ylli i Manchester City dëshiron kalimin tek Arsenali

Ylli i Manchester City dëshiron kalimin tek Arsenali

13:08, 17/11/2021

Raheem Sterlin preferon kalimin te Arsenal gjatë afatit kalimtar të janarit.

Anglezi ka dështuar të jetë titullar i pazëvendësueshëm këtë sezon te City dhe ka zhvilluar vetëm tre ndeshje nga minuta e parë.

Barcelona ishte e lidhur me Sterling, por ky i fundit nuk do ta kishte problem të kalonte te “Topçinjtë” në janar.

Sterling ka lidhje të mirë me trajneri Mikel Arteta dhe tekniku spanjoll zhvilloi rol të rëndësishëm në përmirësimin e lojtarit sa ishte asistent te City.

Arsenal kërkon një sulmues të krahut në janar, ngase ka sugjerime që duan shitjen e menjëhershme të Nicolas Pepe.

Kontrata e Sterling skadon pas 19 muajve dhe mund të largohet për vetëm 40 milionë euro.

Arsenal ndërkohë ka qenë i lidhur me futbollistët e tjerë si Dejan Kulusevski i Juventusit dhe Noa Lang nga Club Brugge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco