Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

FOTO/ Roma prezanton fanellat për sezonin 2021-2022

FOTO/ Roma prezanton fanellat për sezonin 2021-2022

12:57, 17/11/2021

Klubi i Romës ka publikuar fanellën e tretë, e cila do të jetë në përdorim për sezonin 2021-2022.

Kjo fanellë është dizenjuar nga firma e famshme New Balance teksa këta të fundit kanë ruajtur edhe identitetin e romanëve.

Fjalë është për simbolin e ujkonjës, e cila zë një pozicion të dukshëm në fanellë.

Sakaq, ngjyra kryesore e fanellës është e verdha, teksa në të janë të dizenjuara edhe dy vija, blu dhe të kuqe.

Ndërkohë, Bryan Cristante beson se fanella e re do ta ndihmojë skuadrën për të qenë dominante në fushë.

“Më pëlqen energjia dhe gjallëria që përcjell kjo fanellë. Ka një pamje të fortë dhe që bie në sy, besoj se do të na ndihmojë edhe të jemi dominant në fushë”, u shpreh mesfushori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco