Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Modriç nuk njeh moshë, Reali e vlerëson si më të mirin dhe i zgjat kontratën

Modriç nuk njeh moshë, Reali e vlerëson si më të mirin dhe i zgjat kontratën

12:10, 17/11/2021

Lukas Modriç, vijon t’i qëndrojë besnik deri në fund klubit madrilen.

Mediat në Spanjë flasin për një afrim të marrëveshjes së re që parashikon një zgjatje kontrate.

Mesfushori kroat po tregon si në Kombëtare ashtu dhe tek Real Madrid se për të mosha është vetëm një numër dhe asgjë më tepër.

Paraqitjet e tij në muajt e fundit i kanë bindur drejtuesit e galaktikëve për t’i ofruar një kontratë të re një herë fituesit të “Topit të Artë”, se paku dhe për një sezon tjetër.

Me kontratën e re, Modriç pret që të jetë pjesë e Real Madrid së paku deri në verën e vitit 2023.

Synimet e futbollistit janë të japë kontributin e tij maksimal dhe në Kupën e Botës "Katar 2022", si dhe të fitojë një tjetër titull me ekipin e Real Madrid.

Drejtuesit e galaktikëve kanë menduar që të gjejnë një pasues për kroatin, pasi ai nuk mund të luajë përjetësisht, por do të jetë e vështirë për të zëvendësuar një lojtar që numëron 402 ndeshje zyrtare në të cilat ka shënuar 28 gola dhe ka shërbyer 64 asiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco