Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Mancini e pret me optimizëm ‘Play-Off’-in: Duhet të mendojmë gjithmonë pozitivisht

Mancini e pret me optimizëm ‘Play-Off’-in: Duhet të mendojmë gjithmonë pozitivisht

11:53, 17/11/2021

Italia, kampione e Europës në fuqi, e humbi me “fotofinish” kualifikimin direkt në “Katar 2022”.

Barazimi pa gola në fushën e Irlandës së Veriut ka lënë një shije të hidhur te të kaltrit, që për të mos përsëritur dështimin e katër viteve më parë duhet të eliminojnë dy skuadra në “play-off”.

Një mision i vështirë, që do të varet edhe nga kundërshtarët që do të kenë përballë.

Mancini, gjithsesi, e pret me optimizëm fazën “play-off”.

“Në 40 ndeshje kemi vetëm një humbje me Spanjën, 10 kundër 11, duhet të mendojmë gjithmonë pozitivisht. Ne kemi patur shumë lëndime në një moment vendimtar, gjendja nuk ishte më e mira, por duhet të gjejmë gjithmonë zgjidhje, duke provuar edhe të rinjtë që mund të jenë të dobishëm në një vit, por është e qartë që ata duhet të luajnë më shumë, sepse, përndryshe, në nivele të caktuara nuk është e lehtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco