Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Rikthim i ëmbël, mposht kancerin dhe i bashkohet ekipit

Rikthim i ëmbël, mposht kancerin dhe i bashkohet ekipit

11:06, 17/11/2021

Ivan Gazidis, administratori i deleguar i Milan, më në fund është rikthyer në Milano pas një terapie të gjatë në New Youk ku u kurua për sëmundjen e rëndë. Pavarësisht distancës së gjatë, Gazidis i ka qëndruar pranë ekipit ndërsa tani që është rikthyer në Itali gjëja e parë që ka planifikuar është rinovimi i kontratës me trajnerin Stefano Pioli.

Stafi drejtues i kuqezinjve dhe trajneri e kanë bërë të qartë dëshirën e tyre, ndërsa tani është koha për të hedhur të zezën mbi të bardhë.

Për Piolin është përgatitur prej kohësh një kontratë 2-vjeçare me një pagë sezonale prej 3 milionë euro plus bonuse. Firma mbi kontratë pritet të vijë më 28 nëntor përpara ose pas sfidës me Sassuolo, kjo është një datë e veçante pasi një vit më parë, pikërisht më 28 nëntor, Pioli rinovoi për herë të parë kontratën e tij e Milan. Jo vetëm Pioli, axhenda parashikon që e njëjta gjë të bëhet edhe me Hernandez, Leao dhe Bennacer ndërsa duhet ti japin zgjidhje edhe çështjes Kessie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco