Arsenal thuhet se është shumë i interesuar për nënshkrimin me mesfushorin e Lilles, Renato Sanches.
“Topçinjtë” janë pa yllin shqiptar Granit Xhaka deri në vitin e ri, derisa Thomas Partey dhe Mohamed Elneny do t’iu bashkohen Kombëtareve të tyre në Kupën e Afrikës gjatë janarit
Si rezultat, trajneri Mikel Arteta ka kërkuar të përforcohet mesfusha në janar, me Sanches që shihet si prioriteti kryesor.
Në të kaluarën, Arsenal refuzoi shërbimet e portugezit, por tani Le 10 Sport, raporton se gjiganti anglez synon ta bind yllin e Lilles.
Lille gjithashtu do e pranonte ofertën edhe në mesin e sezonit, mirëpo favoriti kryesor për momentin është AC Milan.
Ish lojtari i Bayernit do bëhet agjent i lirë në vitin 2023 dhe ka regjistruar pesë gola dhe gjashtë asistime në 67 ndeshje për kampionin e Ligue 1.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: