Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Argjentinë-Brazil mbyllet me këtë rezultat, Messi luan 90 minuta

Argjentinë-Brazil mbyllet me këtë rezultat, Messi luan 90 minuta

08:50, 17/11/2021

Është mbyllur pa fitues sfida e shumëpritur Argjentinë-Brazil, me dy skuadrat që zhvilluan një 90-minutësh mjaft të luftuar, por mungoi ai më i rëndësishmi në një ndeshje futbolli, goli.

Në “Estadio di Bicentenario” të San Juanit, Argjentina pati zotërim më të mirë të topit, por këtë dominim nuk e përktheu edhe në raste, aty ku gjithçka ishte e balancuar si edhe rezultati i ndeshjes.

Luajti gjatë gjithë ndeshjes si titullar edhe Lionel Messi, i cili nuk ia doli të lërë gjurmë, ndërsa “albicelestët” kanë nevojë edhe për një pikë që të sigurojnë matematikisht një biletë për në “Katar 2022”.

Zhgënjen ndërkohë Kili, që pësoi humbje 0-2 në shtëpi ndaj Ecuadorit dhe komplikoi edhe më shumë rrugëtimin drejt Katarit.

Mesfushori veteran Arturo Vidal la të tijtë me 10 futbollistë që në minutat e para, për shkak të një ndërhyrjeje të rëndë, ndërsa më pas u largua i dëmtuar edhe Alexis Sanchez, i cili luajti vetëm 35 minuta.

Barazim pa gola edhe në sfidën mes Kolumbisë e Paraguait, me këta të fundit që e mbyllën ndeshjen me 10 futbollistë.

Në Amerikën Latine ka siguruar biletën për në Katar vetëm Brazili, teksa shumë pranë janë edhe Argjentina e Ekuadori, ndërsa të tjerat i pret një luftë e fortë deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco