Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

'Katar 2022': Holanda kualifikohet, Ukraina dhe Turqia në play-off, Norvegjia u eliminua

'Katar 2022': Holanda kualifikohet, Ukraina dhe Turqia në play-off, Norvegjia u eliminua

23:00, 16/11/2021

Kualifikueset për Kupën e Botës 2022 vijuan këtë të martë në mbrëmje me disa prej kombëtareve kryesore, të tilla si Hollanda, Franca dhe Belgjika.

“Tulipanët” arritën të kualifikuesin direkte për në Katar, pasi mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 Norvegjinë.

Golat për Kombëtaren holandeze u shënuan nga Bergëijn në minutën e 84-t dhe Depay me kundërsulm në minutën e parë shtesë, duke ruajtur kështu vendin e parë në grup.

Nga ana tjetër, Turqia triumfoi 1-2 me përmbysje ndaj Malit të Zi në Podgoricë, duke parakaluar Norvegjinë, e cila zbriti në vendin e tretë me tri pikë më pak se turqit dhe duke shkuar në play-offet.

Fatos Beqiraj realizoi për vendësit që në minutën e katërt, por Akturkoglu dhe Kokcu realizuan golat që përmbysën rezultatin në favor të miqve.

Shkon në play off Ukraina, që parakalon në ndeshjen e fundit Finlandën. Ukrainasit fituan 0-2 në fushën e Bosnjë Hercegovinës me gola të Zinchenkos dhe Dovbyk, ndërsa finlandezët nuk ia dolën të merrnin qoftë një pikë përballë Francës, që realizoi dy herë me dyshen Benzema-Mbappe.

Në Grupin E gjithçka ishte vendosur, me Belgjikën që shkon në Katar si e para në renditje, ndërsa Uellsi zuri vendin e dytë. Në përplasjen mes tyre të zhvilluar në Cardiff ndanë pikët me një barazim 1-1. Për “Djajtë e Kuq” shënoi Debruyne ndërsa për uellsianët Moore. Ndeshja tjetër e këtij grupi, Çeki-Estoni u mbyll 2-0. Çekët shkojnë në play off nëpërmjet Nations League. Gjithashtu në play off shkon nëpërmjet Nations League edhe Austria.

12 skuadrat e kualifikuara:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco